Arriti 2 milion ndjekës në Instagram, Encës i bëjnë në shtëpi surprizën mahnitëse

Xing

E Martë 12 Shkurt 2019, 21:09 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Sot Enca arriti një sukses tjetër, këtë herë me profilin e saj në Instagram i cili tashmë ka plot 2 milion fansa. Kështu këngëtarja është në krye të listës së VIP-ave shqiptarë më të ndjekur.

Gëzimin e madh për këtë rast Enca e shprehu që në mëngjes me postimet e shumta ku tregonte edhe rrugën e gjatë që i është dashur të arrinte deri këtu.

Mbrëmjen e sotme këngëtares i është bërë edhe një surprizë mahnitëse duke i sjellë në shtëpi 4 kuti me trëndafila dhe dy tullumbaca 2M.

"2 milion ndjekës. Faleminderit shumë, do qaj. Ajo që vërtet ka rëndësi për mua është t'ju bëj të lumtur me muzikën time, t'ju frymëzoj me rrugëtimin tim. Edhe nëse postimet e mia ju motivojnë ose ju bëjnë të buzëqeshni, jam e lumtur. Ju dua pafund", shkruan Enca.

Këshilla për Marketingun