Gazetari britanik mahnitet pas Grida Dumës: Ajo është një nder i madh për Shqipërinë

Xing

E Martë 12 Shkurt 2019, 18:06 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Pak ditë më parë deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka dhënë një intervistë për gazetarin Ian Pelham Turner, ish-fotograf zyrtar i Familjes Mbretërore Britanike.

Duma e ka postuar intervistën në Facebook ku mes komenteve ka rënë në sy ai i Pelham Turner i cili shprehet i nderuar që e ka takuar deputeten shqiptare duke e cilësuar si një femër inteligjente që flet me ndjenja.

“Unë kam qenë gazetar për 53 vite dhe kam qenë i nderuar të intervistoj disa nga njerëzit më të rëndësishëm dhe më të fuqishëm në botë. Mund të them me sinqeritet se Grida Duma ishte një nga gratë më të pëlqyera dhe interesante që unë kam patur nderin ta takoj.

Ka pak politikanë në këtë botë që me të vërtetë besojnë tek të drejtat e njeriut, që luftojnë padrejtësinë, që besojnë se bota mundet dhe do bëhet një vend më i mirë.

Grida Duma është nga ato pak njerëz të vërtetë që duket qartë se interesohet për çështjet me të cilat ballafaqohet bota. Shumë inteligjente, jashtëzakonisht e fuqishme, por asnjëherë e paqëndrueshme.

Ajo flet me ndjenja, me pasion të madh dhe me një ndjenjë unike të dinjitetit ndërkohë që lejon që feminiteti i saj të shihet gjithmonë dhe ndan ndjenjat e saj të vërteta.

Kujdesuni për këtë vajzë të re, ajo është një nder i madh për Shqipërinë, për gruan në përgjithësi dhe po bëhet shumë shpejt një nga politikanet më të besueshme në botë”, shprehet Pelham Turner.

Këshilla për Marketingun