Surprizë: Sinani sjell bashkëpunimin e parë me Andrrën

Xing

E Martë 12 Shkurt 2019, 16:04 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Këngëtari i njohur Sinan Hoxha lajmëroi dy ditë më parë në profilin e tij në Instagram se shumë shpejt do të sjellë projektin më të ri muzikor, i cili do të titullohet "Luje luje".

Mirëpo, megjithëse Sinani nuk ka bërë të ditur asnjë detaj, gazetari Olti Curri ka zbuluar se bashkëshortja e tij Andrra do të jetë e pranishme me Sinanin në klip.

Ajo shkëlqen në krah të këngëtarit teksa të dy janë veshur bardhë e zi dhe qëndrojnë në dëborë, pranë një kali i cili do të jetë pjesë e videoklipit.

Ende nuk dihet nëse ky do të jetë një bashkëpunim mes çiftit apo Andrra do të jetë thjesht modele në klipin e tij, megjithatë këtë mbetet t'a mësojmë pas publikimit të këngës.

Këshilla për Marketingun