Ja kaloi të gjithëve: Këngëtarja shqiptare arrin 2 milionë ndjekës në Instagram

Xing

E Martë 12 Shkurt 2019, 13:01 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Ajo ishte e para që arriti 1 milionë ndjekës në profilin e saj në Instagram dhe tashmë ka kapur e para edhe milionin e dytë. Këngëtarja e hitit "Dua", Enca Haxhia, e ka ndarë menjëherë lajmin me ndjekësit e saj në Instagram.

"Gjejeni kush është artistja e parë shqiptare me 2 milionë ndjekës", shkruan ajo në postimin që e shoqëron me foton e profilit të saj.

"Një ditë do të kem 20 milionë ndjekës. Ju që më ndiqni tani, do të mburreni duke thënë "e njihja që kur kishte 2 milionë", njësoj si disa njerëz këtu që më kanë ndjekur dhe mbështetur që kur kisha 50 mijë. Faleminderit shumë"- shkruan Enca në postim.

Këshilla për Marketingun