Dikur çmendeshit pas tij, aktori i njohur bëhet baba në moshën 69-vjeçare

Xing

E Hënë 11 Shkurt 2019, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Aktori shumë i dashur për publikun e që dikur vajzat çmendeshin pas tij, Richard Gere është bërë baba për herë të dytë në moshën 69-vjeçare.

Gazeta spanjolle "Hola" tregoi se bashkëshortja e aktorit, Alejandra Silva, 36 vjeç, ka sjellë në jetë një djalë.

Emri i fëmijës nuk është mësuar ende.

Aktori i "Pretty woman" ka edhe një djalë, 18 vjeç nga martesa me Carey Lowell. 

Ndërsa Alejandra është nënë e një djali me emrin Albert nga martesa me Govind Freidland.

Alejandra e konfirmoi shtatzënë në shtator me një foto ku Dalai Lama shfaqej duke i bekuar barkun.

Këshilla për Marketingun