Momenti i sikletshëm: Dua Lipës i ndërpresin fjalimin gjatë çmimeve 'Grammy' (Video)

Xing

E Hënë 11 Shkurt 2019, 15:03 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja shqiptare Dua Lipa rrëmbeu dy prej çmimeve më të rëndësishëm gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve "Grammy".

Ajo fitoi çmimin e "Këngës më të mirë ritmike" si dhe "Artistja e re më e mirë", mirëpo gjatë fjalimit të saj emocionues, i ka ndodhur një skenë e sikletshme.

Organizatorët kanë nisur muzikën e mbylljes së fjalimit në mes të fjalës së saj, mirëpo pavarësisht kësaj, Dua ka vazhduar të japë mesazhin e rëndësishëm për të gjithë fansat që po e duartrokisnin në ato momente.

"Faleminderit shumë! Nuk di as nga t'ja filloj. Ajo që dua t'ju them është sesa e nderuar jam të isha e nominuar krah kaq shumë artisteve të shkëlqyera femra, sepse këtë vit realisht jemi rritur shumë. Dua ti them faleminderit fansave të mi, që më kanë lejuar të jem verisoni më i mirë i vetes time. Dua të falenderoj skuadrën dhe familjen time."

"Jam shumë nervoze, e emocionuar dhe mirënjohëse. Dhe diçka që dua vërtetë ta them për këdo që nuk e ka kuptuar sa i veçantë është që ka një histori ndryshe, një sfond jete ndryshe, një emër që nderon rrënjët e tij, thjesht duhet të dini që pavarësisht nga vini, çfarë të kaluare keni apo çfarë besoni, mos lejoni që këto të hyjnë në rrugën tuaj të ëndrrave. Unë jam prova që ti mund të bësh gjithçka që synon në mendje."- është shprehur e emocionuar Dua Lipa.

Më poshtë mund të ndiqni momentin kur fjalimin e Duas e ndërpresin në mes me muzikën e vendosur në sfond.

Këshilla për Marketingun