Rudina Dembacaj gjen sozinë e saj që do t'ju bëjë të qeshni me lot

Xing

E Hënë 11 Shkurt 2019, 15:03 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Rudina Dembacaj është një ndër figurat më të dashura të ekranit, e cila ka mbledhur një numër të madh fansash në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi, ajo i ka shkrirë së qeshuri ndjekësit, pasi ka publikuar bisedën me një fans i cili i kishte gjetur sozinë.

Fansi i ka dërguar foton e personazhit "Sid" të filmit të animuar "Epoka e Akullnajave."

"Mos ngjani ju të dy o Rudin, se sa herë shikoj këtë më kujtohesh ti."- i shkruan ndjekësi.

"U gjet sozia ime."- shkruan me humor Rudina në bisedën e publikuar në Instastory.

Këshilla për Marketingun