Në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, Gjiko nuk e fsheh dot merakun e madh për Elitën

Xing

E Hënë 11 Shkurt 2019, 09:09 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Shumë shpejt reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi do të bëhen prindër për herë të parë. Megjithëse nuk kanë zbuluar asgjë për publikun, burime pranë çiftit kanë treguar se ata po presin një djalë dhe madje e kanë zgjedhur emrin e bebit, por kanë preferuar t'a mbajnë sekret.

Elita tashmë është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe në një foto të publikuar së fundmi në profilin e saj në Instagram, ka treguar se do të lindë në mënyrë natyrale.

Ajo ka dalë të darkojë me disa mikesha në një restorant meksikan, mirëpo gjithkujt i ka tërhequr vëmendjen meraku i Gjikos për Elitën, i cili e ka këshilluar në komente të mos konsumojë shumë ushqime djegëse.

"Grujo mos ha shumë djegës."- i shkruan reperi bashkëshortes, e cila ka treguar se po i shijon më së shumti ditët e fundit para se të sjellë në jetë fëmijën.

Këshilla për Marketingun