‘Plehra kishte 4 lidhje paralele’, Rezart Veleshnja zbulon tradhëtinë e ish-partneres

Xing

E Diel 10 Shkurt 2019, 11:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Rezart Veleshnja është padyshim një ndër aktorët më të dashur për publikun shqiptar, i cili me rolet e tij në "Portokalli" ka shkrirë së qeshuri gjithë publiku. Së fundmi, Rezarti ka habitur të gjithë fansat e tij teksa ka zbuluar se e dashura e ka tradhëtuar.

Në disa postime në Instastory, aktori ka zbuluar tradhëtinë e partneres së tij dhe ka treguar se ajo ka qenë me 4 meshkuj të tjerë ndërkohë që ka qenë në lidhje me të. Ndër te tjera Rezarti ka nxjerr gjithë mllefin e tij në postime, ku nuk ka munguar edhe përmendja e emrit të ish partneres.

“Bota është e mbushur me plehra si Lorena.M. Edhe e forta është që e di kush është ai hallexhiu që i shkon pas! Ta dijë ai i mjeri...Faleminderit të gjithëve për mbështetjen por s’kam ç’bëj me një që mban 4 përnjëherë! Mjerë ai që bën si mjeshtër dhe mendon se e ka vetëm ai! Ahahhaa.” , ka shkruar Rezarti në disa postime, ndërkohë që ka zbuluar se madje i kishte blerë dhe një unazë diamanti 8 mijë dollarëshe.

Këshilla për Marketingun
Shtepi ne shitje