I thotë të mos merret me rrjete sociale, Rama i përgjigjet studentit

Xing

E Premte 11 Janar 2019, 22:10 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Kryeministri Edi Rama është i ftuar mbrëmjen e sotme në "Zonë e lirë" dhe gjatë emisionit një student i ka dërguar mesazh në Whatsapp të cilin e ka lexuar Çani.

“A ka mundësi të bësh një hap larg rrjeteve sociale dhe të merresh me punën tënde?”, shkruante studenti.

“Ideja që unë nuk punoj, por merrem me rrjete është e gabuar. Fakti që unë i jap përgjigje është pjesë e punës time, sepse nuk punoj as me kazëm e lopatë. Është një punë që nuk më pengon, por përkundrazi më bën të komunikoj. Bëj bllok nganjëherë në WhatsApp atyre që u them se numri im është për njerëz, jo për vesh gjatë e që gjuhën e kanë të gjatë”, u përgjigj Rama.

Këshilla për Marketingun