Merret vendimi: 3 muaj burg për Alban Hoxhën

Xing

E Martë 8 Janar 2019, 00:12 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Dy muaj më parë portieri i Partizanit dhe i Kombëtares shqiptare, Alban Hoxha u arrestua nga policia pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Hoxha u shpall fajtor për veprën penale të “drejtimit të automjetit në gjendje të parregullt”. “Panoramasport.al” ka mësuar se portieri është dënuar me 3 muaj burgim nga Gjykata e Tiranës.

Por ky dënim do të konvertohet në 80 orë punë të detyruar në favor të bashkisë së Tiranës.

Portieri e cilësoi ngjarjen e ndodhur dy muaj më parë si gabim dhe pranoi se do të donte të linte gjithçka pas menjëherë. 

Këshilla për Marketingun