Emocionuese: Çifti shqiptar në Zvicër dhuron shtëpinë në Krujë për njerëzit në nevojë

Xing

E Shtunë 29 Dhjetor 2018, 12:12 / Kategoria Sociale /  Read in English

Të frymëzuar nga emisioni "Shqiptarët për shqiptarët", Betim Sulejmani së bashku me bashkëshorten e tij, vendosën të dhurojnë shtëpinë e tyre në Krujë për shqiptarët në nevojë.

Së bashku me Elvis Naçin, ata shkuan në zyrën e noterizimit në Tiranë, ku kanë firmosur dokumentat për dhurimin e shtëpisë. Për këtë gjest human, çifti ka folur para kamerës, duke treguar se edhe atyre do t'i ngrohet shpirti kur të ngrohet një familje në shtëpinë që po dhurojnë.

"Mendohemi të bëhemi bashkë si shqiptarë që jemi dhe t'i ndihmojmë, t'i gëzojmë shqiptarët. E kemi dhe për obligim. Është njerëzore shumë, unë ashtu e ndjej. Kur gëzohen shqiptarët gëzohemi edhe ne.Kur ngrohet një familje në atë hyrje që po e dhurojmë, na ngrohet shpirti edhe ne.”- është shprehur Sulejmani.

"Nganjëherë kur lutem, them “O Zot na hiq ne që kemi shumë dhe jepu pak atyre që s’kanë hiç”, dhe ashtu mundohemi ta edukojmë edhe fëmijën tonë në atë mënyrë që të jemi të barabartë. Se dikush ma shumë, dikush hiç nuk shkon. Unë për vete s'ndihem rehat."- thotë bashkëshortja e Sulejmanit.

Shtepi ne shitje