15 Dhjetor 2018, 22:59

'I want to go away with the red bicycle', the sad story of the sick girl

‘Dua të shkoj larg me biçkikletë të kuqe’, historia e trishtë e vajzës së sëmurë

XING

‘Dua të shkoj larg me biçkikletë të kuqe’,

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Albana Osmani i ka prekur të gjithë me historitë e fëmijëve të sëmurë që ka takuar të cilëve u ka dhënë dritë dhe shpresë me fondacionin e saj “Ti je një luledielli”. Albana tregoi se shqiptari i njohur Mark Gjonaj i kishte dhënë një ide për t’i kërkuar fëmijëve të shkruanin një letër me dëshirat e tyre.

‘Dua të shkoj larg me biçkikletë të kuqe’,

“I kërkova fëmijëve nëpër pavione të shkruanin dëshirat e tyre. Shumë prej tyre kërkonin ipad, iphone. Psikologia më tha ‘Albana janë të izoluar, madje ka njerëz që mendojnë se këto sëmundje janë ngjitëse dhe i kanë braktisur, prandaj është i vetmi mjet komunikimi me botën jashtë’. Pavarësisht kësaj i thashë të lutem mund t’i kërkosh të shkruajnë edhe disa dëshira prej fëmije. 

Dikush kërkonte një makinë me bateri, dikush veshjen e spidermanit, dikush kukullën Elsa të Frozen. Një nga vajzat në Kosovë kërkoi që të takonte Capital T. Capital T reagoi pa bërë bujë dhe dua ta falenderoj, shkoi takoi vajzën dhe realizoi ëndrrën e saj. Ishte shumë bukur të shikoje që ajo nuk ndihet e privuar, por vajza me sëmundjen e saj ishte shumë keq. Pak javë më parë në ceremoninë e Kosovës takova psikologen e pavionit dhe më pyeti nëse më kujtohet vajza që takoi Capital T. E pyeta si është.

Tha vajza 4 orë para se të ndërronte jetë, më tha të lutem a mund të shkruaj një dëshirë tek luledielli. Dua t’i kërkoj lulediellit sepse më ka plotësuar të gjitha dëshirat, të më sjellë një biçikletë të kuqe sepse dua të shkoj larg. Kur ajo më tregoi këtë histori, fjalët e një fëmije që ti e ke bërë të besojë se ka shpresë, se jeta është kaq e bukur sa ajo biçikleta e kuqe, atëherë gjithçka ja vlen”, tregoi Albana me sytë e përlotur.

‘Dua të shkoj larg me biçkikletë të kuqe’,

‘Dua të shkoj larg me biçkikletë të kuqe’,

‘Dua të shkoj larg me biçkikletë të kuqe’,