10 Dhjetor 2018, 21:58

Students: Tomorrow will be the most massive protest that has been done

Studentët: Nesër do jetë protesta më masive që është bërë

XING

Studentët: Nesër do jetë protesta më masive që

Të ftuar mbrëmjen e sotme në "Fiks Fare" ishin një grup studentësh të cilët deklaruan se politika është përpjekur që të përvetësojë protestën e tyre, por nuk ia ka arritur.

"Politika është përpjekur ta përvetësojë protestën, por është e pamundur sepse zëri i studentëve duhet të dëgjohet. Ka pasur përpjekje nga të gjitha partitë, forumet rinore, janë përpjekur të marrin kontrollin e megafonave, madje ka pasur edhe fushata në rrjete sociale kundër studentëve. Por ne jemi më të bashkuar se kurrë dhe nuk na përçajnë dot. Përderisa nuk arritën deri tani nuk kanë për ta arritur më sepse nesër do jetë protesta më masive që është bërë gjatë këtyre ditëve.

Studentët: Nesër do jetë protesta më masive që

Protesta filloi nga arkitektuara, ata ishin të parët që e ngritën zërin sepse atyre iu kërkua që të paguanin për kreditet e provimeve. Ishin të parët që bojkotuan mësimin dhe më pas u përhap zëri. VKM për këtë është miratuar që në 22 maj dhe vetëm falë atyre arritëm të ngriheshim të gjithë bashkë. Tani do ngrejmë zërin për të gjitha nevojat dhe të drejtat tona. U bëmë kaq shumë veta sepse ishte një kauzë që na përfshinte të gjithëve. Nuk na thirri njeri fare. Ishte shumë spontante. 

Studentët: Nesër do jetë protesta më masive që

Kauza jonë është sociale, jemi larg partive politike. Jemi këtu për t'i thënë qeveritarëve ashtu siç ju vendosëm në krye të qeverisë, jemi po ne që ngrihemi kundër jush dhe u themi të ndryshojnë ligjet që kanë hartuar në parlament, të jeni më afër studentëve për të parë realitetin që ne të kemi arsim sa më të mirë dhe arsim publik falas.

Studentët: Nesër do jetë protesta më masive që

Ndryshe nga studentët e 90' ne nuk jemi për të hequr nga detyra, jemi thjesht për të luftuar për kauzën tonë dhe të na plotësohen kushtet dhe pikat që ne kemi paraqitur në ministri", thanë studentët./Xing.al

Studentët: Nesër do jetë protesta më masive që