E kaloi natën në klub, Anxhelinës i ndodh ajo që kemi frikë të gjithë

Xing

E Enjte 6 Dhjetor 2018, 20:08 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Vajza e Albërie Hadërgjonajt, Anxhelina prej vitesh tashmë jeton në SHBA në një shtëpi me grimierin e njohur Ariel të cilin e ka mik të ngushtë. Dyshja kalojnë shumë kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe mbrëmjen e djeshme ishin në klub.

Anxhelina dhe Ariel postuan foto e video teksa argëtoheshin, por një e papritur u ka ndodhur.

Të dy kanë humbur telefonat dhe këtë e kanë bërë të ditur sot në llogaritë e tyre në Instagram.

"Jam shumë e mëzitur. Humba telefonin mbrëmë. Nëse po përpiqeni të komunikoni me mua ose me Arielin, më dërgoni mesazh në Instagram sepse edhe ai e humbi telefonin", shkruan Anxhelina.

Edhe Arieli njofton fansat e tij për këtë që i ka ndodhur me një video të postuar në Instastory ku shprehet se këto 24 orë kanë qenë të çmendura për të pas humbjes së telefonit.

Këshilla për Marketingun