I ofruan miliona për këtë foto, Cardi B publikon për herë të parë portretin e të bijës

Xing

E Enjte 6 Dhjetor 2018, 15:03 / Kategoria Showbiz nga Bota /  Read in English

Ditën e djeshme reperja e njohur Cardi B njoftoi nëpërmjet një videoje në profilin e saj në Instagram se martesa e saj me reperin Offset kishte marrë fund. Prej kohësh çifti kishin pasur mosmarrëveshje me njëri-tjetrin dhe për këtë arsye, ata do të nisnin proçedurat e divorcit.

Cardi u martua me Offset një vit më parë me një dasmë në fshehtësi dhe nga marrëdhënia e tyre e dashurisë sollën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Kulture Kiari.

Megjithëse i kishin ofruar miliona për të publikuar për herë të parë të bijën, Cardi ka refuzuar çdo ofertë dhe ka publikuar ditën e sotme foton e ëmbël të vogëlushes Kulture në profilin e saj në Instagram. Siç e shohim në foto, ajo është një fëmijë i shëndetshëm dhe i ëmbël që ka marrë shumë nga tiparet e babait të saj, Offset.

Këshilla për Marketingun