Video e Ajkës së Xhensilës dhe Besit do t'ju shkrijë zemrat

Xing

E Enjte 6 Dhjetor 2018, 14:02 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Në korrik të këtij viti, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit, Bes Kallaku, u bënë prindër për herë të parë. Xhensila solli në jetë vogëlushen Ajka, e cila erdhi si bekim për prindërit e saj, të cilët tashmë ditët e tyre ja kanë kushtuar të voglës.

Së fundmi, teksa ndiqte njërën prej performancave në "Këngën Magjike", Xhensila po filmonte ekranin e televizorit dhe po këndonte, mirëpo këngën e saj e ka ndërprerë zëri i ëmbël i Ajkës.

Ajo ka nisur të belbëzojë e më pas të qajë, gjë që e ka bërë Xhensilën të qeshë me vogëlushen.

"O jetë", dëgjohet t'i thotë këngëtarja Ajkës dhe më pas ka nisur të këndojë sërish këngën që po ndiqte në ekran.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Omg zeri i ajkes te dua @xhensilamyrtezaj

A post shared by xhensilamyrtezaj (@xhensilamyrtezaajjj) on

Këshilla për Marketingun