E quajti fallso në 'Eurovision', Eleni bën deklaratën e fortë për 'pulën e Izraelit'

Xing

E Enjte 6 Dhjetor 2018, 12:12 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Fituesja e "Eurovisionit", Netta Barzilai, e cila konkuroi së bashku me këngëtaren shqiptare Eleni Foureira për vendin e parë, gjatë një interviste pas fitores la të kuptohej se performanca e Elenit ishte fallso.

"Unë dhe Eleni ishim favorite për ta fituar. Mendoj se fitoi autenticeti. Unë isha në garë vetëm me veten time", u shpreh ajo.

"Isha gati që Eleni të fitonte, s'do më dëmtonte, sepse e gjithë jeta ime ka qenë kështu.Nuk kam ditur kurrë diçka tjetër. Gjithë jetën time jam mundur nga gjërat standarte. Kur vjen koha për përzgjedhje ata zgjedhin ato që i kënaqin sytë", tregoi Netta.

Këngëtarja shqiptare e cila përfaqësoi Qipron, Eleni, vendosi të mos reagonte pas deklaratave të Nettës, mirëpo ditën e sotme e ka mbyllur njëherë e mirë këtë çështje nëpërmjet një fotoje të publikuar në profilin e saj në Instagram.

Eleni e ka lënë pas gjithçka që është thënë nga Netta dhe në pozën e shkrepur krah fitueses së Eurovisionit, ka bërë deklaratën e fortë:

"Macet zihen, por ne jemi luanesha."- ka shkruar ajo.

Këshilla për Marketingun