Pranoi përdhunimin, del video intime e Ronaldos me gruan e shqiptarit

Xing

E Martë 4 Dhjetor 2018, 00:12 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Prej disa muajsh po bën bujë të madhe në media lajmi se ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, është akuzuar për përdhunim nga ish-gruaja e një shqiptari që punonte barist në Las Vegas. 34-vjeçarja Kathryn Mayorga është shprehur se pas një nate së bashku në një club, Ronaldo kishte tentuar më pas ta përdhunonte në një hotel në Las Vegas. Për ta mbyllur këtë çështje, Kathryn deklaron se Ronaldo i dha asaj në vitin 2010 një shpërblim prej 300 mijë eurosh.

Megjithëse i cilësoi këto fjalë si thashetheme, së fundmi Ronaldo ka pranuar hapur të vërtetën përpara avokatit të tij. "Ajo tha se nuk ishte e denjë të bënte seks, pasi sapo ishin takuar. Por prapëseprapë më kapi organin gjenital. Ajo tha se nuk donte, por e ishte e gatshme. Gjatë gjithë kohës ishte e vështirë, por akti nuk zgjati shumë. Ajo nuk donte të ma jepte, por ma bëri duke përdorur dorën. Ajo vazhdonte të thoshte jo, nuk jam si të tjerat. Unë kërkova falje më mbrapa", ka rrëfyer Ronaldo.

Pamjet e mbrëmjes ku Ronaldo dhe 34-vjeçarja kanë kaluar momente intime teksa kërcenin e përqafoheshin në club janë bërë publike dhe po bëjnë xhiron e rrjetit. Momentet private mes tyre mund ti ndiqni në videon e mëposhtme.

Këshilla për Marketingun