19 Nëntor 2018, 14:21

One year after the divorce, the Albanian actress stumbles with the words of the late daughter

Një vit pas ndarjes nga jeta, aktori shqiptar rrënqeth me poezinë për të bijën e ndjerë

XING

Një vit pas ndarjes nga jeta, aktori shqiptar rrënqeth me poezinë

Një vit më parë, aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, humbi vajzën e tij, Bubulinën. Ajo vdiq nga mbidoza dhe ditën e sotme, një vit nga vdekja e vajzës së tij, aktori i ka prekur të gjithë me një poezi dedikuar Bubulinës.

Një vit pas ndarjes nga jeta, aktori shqiptar rrënqeth me poezinë

Në statusin e tij në Facebook, Lajçi ka publikuar vargje që ja ka dedikuar të bijës së ndjerë, ku tregon sa shumë e ndjen mungesën e saj.

Një vit pas ndarjes nga jeta, aktori shqiptar rrënqeth me poezinë

"BUBULINË

Sot nji vit ike
S'me prite të kthehem nga rrugë e largët
Tani m'thoni 
Si të çmësohem me buzëqeshjen e saj
E t'eci krenarë me dhimbje nën sqetull?!


Po mirake
Jerusalemi qeshi kur shqip fole:
"Jezunë du me prekë e shtrat i tij m'u ba"
Adeeb Joudeh ta hapi derën 
e t'shenjtës "Sepulchre" atë mëngjes korriku
diell i përvëluem zemre
Ti ece temjanit, unë pas xhamive 
ku myezinët lëshonin zá
kur u ktheva,Sepulchre mshelë ishte
Ti s'dole ma!
Unë 
i vetmuem n’qytetin plot jetë
i mërdhimë n’prushin e mbuluem me hi
dëshpërue nga lumtuni korriku
zjarm andrrash futa n’gji

E shkurtë dita për vetëvrasje
Nata e gjatë për dashuni

S'e kuptoj pse gëzohem që s’vdes
e pse jetoj në këtë botë me përralla
Zot
çka t’baj me Ninin që larg meje leh
e Bubën që varun m’rri mbi qepalla."

Një vit pas ndarjes nga jeta, aktori shqiptar rrënqeth me poezinë