Pas 5 vitesh, Ronela Hajati rikthehet në 'Kënga Magjike' (Video)

Xing

E Enjte 8 Nëntor 2018, 19:07 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Ronela Hajati, këngëtarja shumë e dashur nga publiku do të rikthehet  në "Kënga Magjike", festivali që mban edicionin e 20 këtë vit. Lajmin e ka dhënë vetë Ronela me anë të disa postimeve në Instastory ku zbulon se kënga titullohet "Vuaj".

Ronela ka rënë gjithmonë në sy për performancat e saj në "Kënga Magjike" ku çdo herë ka konkurruar me këngë ritmike, por këtë herë këngëtarja do vijë me një baladë.

Të paktën kështu kuptohet nga postimi i saj në Instastory ku pasi njofton për këngën e re, poston edhe një statujë duke qarë.

Kujtojmë që pjesëmarrja e fundit e Ronelës në "Kënga Magjike" ishte 5 vite më parë me këngën "Mos ma lsho".

Këshilla për Marketingun