'Do e shihni', flet Renato Mekolli pasi konkurrenti tentoi vetëvrasjen

Xing

E Enjte 8 Nëntor 2018, 19:07 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Ditën e sotme qarkulloi me shpejtësi një lajm sipas të cilit një konkurrent i "Hell's kitchen" ka tentuar të presë damarët. Burime për "Syri.net" bënin të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi gjatë regjistrimit të puntatës së rradhës ku konkurrenti nuk e ka përballuar dot presionin. 

Thuhej se emisioni është ndërprerë dhe nuk dihet nëse do vazhdojë transmetimin. I kontaktuar nga "Anabel.al", Renato ka folur për herë të parë mbi këtë ngjarje duke u shprehur se do e shohim në javët në vazhdim ç'ka ndodhur. "Do ta shihni në javët në vazhdim", ka thënë shefi i kuzhinës. 

"E kanë ekzagjëruar kur thonë se programi nuk do të transmetohet. Emisioni do të vazhdojë të transmetohet siç ka ndodhur deri tani", ka thënë Renato për "Anabel.al".

Këshilla për Marketingun