Rrënqethëse: Nëna hedh nga makina binjaket e sapolindura (Pamjet)

Xing

E Enjte 8 Nëntor 2018, 14:02 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Një ngjarje rrënqethëse i ka tronditur të gjithë, kur dy motra binjake kanë përfunduar të hedhura në rrugë pasi nëna e tyre i braktisi.

Pasi i kishte futur në një çantë, ajo i ka hedhur foshnjat herët në mëngjes dhe vetëm njëra prej tyre ka arritur të mbijetojë.

Banorët e fshatit Datagon kanë dëgjuar të qarat e fëmijës dhe të tmerruar, kanë thirrur menjëherë ambulancën. Njëra prej tyre ishte më e dobët dhe më e vogël se tjetra, për këtë arsye nuk ka mundur të mbijetojë. Ajo është shpallur e vdekur pas ikjes në spital.

"Vajzat e vogla ishin aq të bukura, aq të vogla dhe aq të brishta. Nuk mund ta besoja kur i gjetëm. Njëra nuk  po merrte frymë, por tjetra ishte më e fortë dhe po lëvizte. Nuk mund ta kuptoj se si një nënë mund t’ia bëjë këtë fëmijëve të saj. Kjo që bëri do ta ndjekë gjatë gjithë jetës së saj."- ka thënë një prej personave prezentë në ngjarje.

Këshilla për Marketingun