Alketa e pyet ç'do thotë Nora pas kërcimit sensual me Lejlën, ja si përgjigjet Roberti

Xing

E Martë 6 Nëntor 2018, 00:12 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Robert Berisha siç dihet tashmë këtë vit konkurron në "Dance with me" me moderatoren bukuroshe Leila Kraja. Mbrëmjen e sotme dyshja erdhën me një kërcim sensual që u pëlqye shumë nga juria.

Mirëpo Alketa Vejsiu u ndal pak tek momentet mes Robertit dhe Leilës dhe e pyeti këngëtarin ç'do thotë Nora.

"Robert po Nora? Nora ç'do thotë? E di atë nga 'Përrallë nga e kaluara?' Po 'Bota, bota ç'do thotë'. Se ishte shumë i përfshirë emocionalisht në këtë kërcim dhe më pëlqeu shumë momenti kur ishit të dy ti dhe Lei", tha Alketa.

"Prej momentit kur firmosa kontratën, jam përfshirë në këtë show, unë jam artist. E përshëndes Norën, gocën time dhe të gjithë ata që po na shikojnë", u përgjigj Roberti.

Këshilla për Marketingun