16 Gusht 2018, 21:02

The 22-year-old 'shameful' wants to sell virginity, so the price

22-vjeçarja 'e turpshme' kërkon të shesë virgjërinë, ja çmimi

XING

22-vjeçarja 'e turpshme' kërkon të shesë

Një studente 22-vjeçare ka vendosur në shitje virgjërinë pavarësisht se është 'shumë e turpshme' dhe kurrë nuk ka qenë në një lidhje. Danielle Breene nga Brazili shpreson të fitojë 750.000 paund nga kjo shitje. 22-vjeçarja vendosi ta marrë këtë hap pasi lexoi që edhe vajza të tjera e kanë bërë të njëjtën gjë, dhe dëshiron të blejë një shtëpi për nënën dhe motrën e saj dhe të paguajë kredinë e saj studentore.

22-vjeçarja 'e turpshme' kërkon të shesë

Krejtësisht e bindur se po merr vendimin e duhur, Danielle tha: 'Jam pak e shqetësuar dhe nervoze se si gjërat do të shkojnë, në fund të fundit, hera e parë. Unë kurrë nuk kam qenë në një lidhje dhe jam shumë e turpshme. Shpresoj që fituesi të jetë një person i mirë dhe i sjellshëm, një zotëri. Unë studioj dhe punoj me kohë të pjesshme. Paratë që bëj nuk mbulojnë shpenzimet dhe kostoja e jetesës në vendin tim është shumë e vështirë. Kam borxhe vazhdojnë të rriten. Unë do t'i përdor paratë për të blerë një shtëpi për të jetuar me nënën dhe motrën time të vogël, të paguajmë borxhet tona, kreditë e mia studentore, që ndoshta do të donin shumë vite për t'u paguar. Gjithashtu dua të investoj në karrierën time duke ndërtuar biznesin tim, për të siguruar të ardhmen time. Shpresoj se me këtë do të jem në gjendje të siguroj një jetë pa vështirësi financiare për familjen time", u shpreh Danielle për "Femail".

22-vjeçarja 'e turpshme' kërkon të shesë

Deri tani Danielle ka marrë dy oferta serioze, më e larta 220,000 paund.

"E kam menduar për disa muaj, kam bërë shumë kërkime dhe po e marr gjithçka me shumë kujdes. Pres ofertën 750,000 paund. Do të ishte gjëja më e mirë që mund të më ndodhte. Le të shohim se si do shkojë. Për ditën e takimit, do të kem një truprojë. Siguria është shumë e rëndësishme për mua dhe po marr të gjitha masat e nevojshme për këtë. Gjithashtu kam personin tim të besueshëm që do ta raportoj vazhdimisht se jam mirë, ku jam dhe me cilin jam", u shpreh Danielle. 

22-vjeçarja 'e turpshme' kërkon të shesë

Familja e saj nuk e di për ankandin, por ajo ia ka treguar vetëm mikes më të mirë. "I kam shpjeguar asaj të gjitha masat që do të marr për të bërë gjithçka të ndodhë në mënyrë të sigurt dhe për të mos u mashtruar. Ajo më jep mbështetje kur më duhet të flas për këtë. Ajo është personi im i besueshëm. Nuk më intereson se çka do thonë njerëzit. E vetmja gjë që më intereson është reagimi i familjes time. Komentet negative që marr nuk do të paguajnë faturat e mia dhe nuk do të zgjidhin problemet e mia. Nuk pendohem për këtë vendim", ka përfunduar Danielle./Xing.al

22-vjeçarja 'e turpshme' kërkon të shesë