9 Gusht 2018, 22:34

9 months after her death, the Albanian actor receives the unexpected news of her daughter

9 muaj pas vdekjes së saj, aktori shqiptar merr lajmin e papritur për të bijën

XING

9 muaj pas vdekjes së saj, aktori shqiptar merr lajmin e papritur për

Nëntë muaj më parë u nda nga jeta vajza e aktorit të njohur shqiptar Çun Lajçi e cila gjithashtu ishte aktore si babai. Sot pas 9 muajve që Bubulina ka ndërruar jetë, aktori ka marrë një lajm nga autoritetet amerikane të cilin e ka ndarë me miqtë në Instagram me një status ku shkruan se e bija ka fituar "Green Card" në SHBA.

9 muaj pas vdekjes së saj, aktori shqiptar merr lajmin e papritur për

Postimi i aktorit:

Green Card_a jetime

Po ta nisi nga Berni i Zvicrës, letrën që e shkrova ditë ma parë n’platonë e Kurrizit të Dardanisë, e që n’valixhen e zemrës e palova kur u nisa.

Nga këtu, ku dikur erdhem bashkë me i marrë vizat për 10 artistët e koncertit “Kosova djep Lirie” për shtetët Skandinave. Nga Berni, ku erdha tani me mamin tand me “shitë” artin tim n’serialin zvicëran “Helvetica”, po t’shkruej për lajmin e papritun Bubulinë.

P.S

Se sa me fat ishe moj sugarica e babës, tregon letra që mbrrini n’imelë adresën time nga USAFIS Immigration Services:

Bubulina Lajci, Congratulations! You Are Eligible!

E lexova nji herë e dhetëherë, e prap nuk iu besova syve t’mi.

Kur e përkëtheva n’Google translate e ndjeva se si filloi me m’u mpi trupi nga habia. Ishte mengjes i hershem dhe si zakonisht ndodhesha n’kafenenë “Melosi” e nga turpi se po m’shikonte kush, u ktheva me fytyrë kah muri.

Duert i lidha pasqafe e sytë i mbylla t’mos rrjedhte loti.

M’erdhi t’bërtas me sa za që kisha: hej, a e dini ju se miralakja ime, e tretuna n’dhé, e ka fitua Green Cardën?

A e dini more sa e lumtun do t’ishte sot po ta merrte lajmin! A e dini more hej?

E dhunshem thirrjen n’fytin e thamë e mbyta. Kah muri i kthyem me trup, vetën e mallkova që s’isha n’dhomën time e fort me bërtitë: gëzohu Bubë, gëzohu!

Gjatë, oh sa gjatë me sy mshelë i heshtun mbeta!

I fërkova tamthat me gishtat e mëdhej, nga frika se mos po m’pëlcisnin nga pikëllimi, kur ti n’çast m’dole përpara tue kcye përpjetë nga gëzimi e tue u çjerrë:

Hej…! Amerika…! Green Carda…! Shkova babë, shkova! E qesheshe e qaje nga gëzimi!

I kthyem kah muri, me duert e lidhuna pas kreje, e tue u ruejt nga njerëzit që pinin kafe, gjithçka kujtova për ata pak sekonda, e kahmos m’shkoi mendja.

U mundova me t’pa tue luejt natën n’krevat me qenushin e vogël të kthyem n’shpindë me kamë përpjetë, e s’di pse nuk mujta!

Kur, qe, n’çast m’ dole nga tymi i cigarës, që e thithje me aq passion, aty ulun të kompjuteri, me ato kufjet n’vesh, tue tund kokën djathtas majtas.

Atëherë i hapa sytë dhe fillova me folë me vetvetën, thua se po flisja me ty.

M’u kujtua mire viti i kaluem, kur natën vonë me flisje për ato llotaritë e Migracionit. Mua me mbylleshin sytë nga gjumi e ti s’hiqje dorë nga fati. Plotësoje diçka n’faqe internetësh e vazhdimisht e kërkoje imelë adresën time.

– Babi, ma jep adresën tande se mua ma kanë bllokuar hakerët.

Aiii…! M’lodhe me ata haker dreqi! Thua se s’kan punë tjera veç me ty m’u marrë!

Çka po të duhet adresa ime tash?

– Po m’duhet për Green Card babë.

Unë, si unë.

S’u besoja llotarive as fateve përmes interneteve e pa fajin tand, gërvallesha n’ty:

Hiqu bre rrenave e mashtrimeve oj Buba ime.

Por ti ishe aq e durueshme e kamëngulse sa s’bindeshe pa e provua fatin, e përshtypje s’të bajshin gërvalljet e nji plaku që s’merrte vesh n’fusha internetësh.

Ore!

Ti kishe aq besim n’vetvete, sa tani baj çudi, si mujten me t’bindë engjëjt atë natë me fjetë, e mos m’u zgjua kurrë ma!

Po sugaresha ime po, e fitove Vizën që aq shumë e deshirove! E fitove Green Cardën që do të mbetet përgjithmonë pa firmën e fotografinë tande.

Do të mbetët jetime e përbetueme me emnin Bubulinë n’faqën e vet.

Ajo erdhi si lajmi ma fatkeq për mua e mamin e vllaun, për të mbet n’kujtesën tonë përjetësisht plagë e pa sherueshme.

E vogla ime që s’u rrite kurrë.

Ti gjithmonë ke qenë fitimtare, pos natëzezës se 19 nandorit, kur e humbe betejën me hienat që s’të çkapeshin. Ato e grryen shpirtin tand t’pastër vite me rradhë e s’u ngopën pa t’pa tue ra n’gropën e varrit!

Po t’shkruaj për andrrën tande Amerikane që erdhi zhgjandër n’ket mengjes, këtu n’qoshin e lagun nga shiu t’Melosit të mbushun tym cigarësh, kur ti s’ke ma ndjenjë gëzimi, e kurrë ma s’do t’i shfletosh faqet e librave t’mi për t’i lexua letrat e shkrueme për ty.

Ti tani noton n’barkun e miliona krimbave, e unë n’miliona kujtime digjem për ty e n’heshtje thërras:

Urime Green Carda Bubulinë.

Nga këtu po ta nisi n’Drelaj ty, e po eci rrugëve Helvetice tue i kallxua Galës që ta merr vesh Learti n’Prishtinë.

9 muaj pas vdekjes së saj, aktori shqiptar merr lajmin e papritur për