Klas, elegancë dhe surpriza, ja çfarë presim nga eventi i hapjes së butikut më të ri

Xing

E Hënë 9 Prill 2018, 17:05 / Kategoria Evente / 

Rrjeti i dyqaneve Alviero Martini 1a Classe së fundmi është zgjeruar me hapjen më të re të butikut në "TEG". Cilësi, klas, elegancë dhe shumë surpriza të këndshme do të shohim në eventin e madh të hapjes në datë 11 Prill.

Alviero Martini 1a Classe, firma simbol e "Made in Italy", njihet në të gjithë botën për dizajnin unik me hartë, që dallon si tek çantat, aksesorët, ashtu edhe tek veshjet.

Kjo markë unike, krijuar në vitin 1990 nga stilisti italian Alviero Martini, mbart në vetvete një filozofi. Gjatë këtyre viteve, çdo artikull është ideuar, krijuar dhe përsosur për të qenë funksional, me shumë stil dhe klas. Të përkushtuar për të vendosur standard në industrinë e modës, Alviero Martini 1a Classe ka zgjedhur të bashkëpunojë me fabrikat më prestigjoze, lëkurën më të sofistikuar për të patur çdo herë një rezultat mahnitës.

Femrat dhe meshkujt që adhurojnë klasin dhe elegancën, tashmë kanë edhe një zgjedhje tjetër, butikun më të ri në TEG, ALVIERO MARTINI 1A CLASSE. Përgatituni për surpriza! Shorteu që do të organizohet gjatë eventit në datë 11 Prill do të ketë një fitues që do të marrë dhuratë një valixhe 1a Classe. Por nuk mbaron këtu. Për cdo blerje gjatë eventit, një dhuratë për Ju (shall ose byrzylyk), sepse Alviero Martini 1a Classe kujdeset për Ju.

MOTI NE TIRANE