Dasma me e madhe e vitit:100 çifte martohen në një ditë të vetme

Xing

E Shtunë 3 Shkurt 2018, 15:03 / Kategoria Evente / 

Një vit më parë, me rastin e 14 shkurtit, festës së Shën Valentinit, u organizua për here të pare dasma më e madhe në Shqipëri,ku 50 çifte u celebruan në martesë nga “Ami Event” dhe “TEG”.

Çiftet e të dashuruarve u kurorëzuan në martesë nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Por ku janë sot këto 50 çifte?

Thuajse një vit më pas ceremonisë martesore, ata po përgatiten për të festuar përvjetorin e pare të martesës, në ditën e Shën Valentinit.

Ndërsa këtë 14 shkurt pritet qe plot 100 çifte të martohen në një gjigande po në të njëjtin vend. Dasma më e madhe e vitit, një traditë e krijuar rishtazi, ndodh në 14 Shkurt si një nismë për të kurorëzuar dashurinë në idealin e martesës.

TEG, Qendra më e vizituar në vend mikpret çiftet që të kurorëzojnë dashurinë e tyre në prani të të afërmve në ambjentin e përgatitur enkas nga profesionistët e AMI EVENT, të cilët do të kujdesen për çdo detaj te ceremonise duke filluar nga fustanet e nuseve, grimi, dekori dhe fotografite për ta shnderruar në një ditë te paharrueshme, atë që do të jetë dasma më e madhe që Shqipëria ka pare ndonjë here.

I gjithë organizimi do të marrë formën e një ceremonie dasme, në një familje të madhe, me shumë nuse e dhëndur.

Në datat 9, 10, 11  shkurt në TEG nuset e ardhshme do të kenë mundësi të këshillohen, te marrin masat e fustaneve dhe dhe të marrin  mësime kërcimi falas se bashku me familjarët pranë ambjenteve të TEG. 

Çifteve do ju ofrohen fotografi profesionale falas, për të memorizuar më së miri një martesë ndryshe në një familjë të madhe, siç ështe TEG.

Të gjithë të dashuruarit, të fejuarit, apo edhe ata që duan të bëjnë një dasëm të dytë, kanë mundësinë të aplikojnë në teg.al për të marrë pjesë në Ceremoninë e 14 shkurtit.

Mjafton që ju të keni marrë vendimin për tu martuar, pasi për të tjerat ka menduar AMI Event dhe TEG.

MOTI NE TIRANE