23 Janar 2018, 18:08

Çmendet palestra në Tiranë: Me aq lekë sa hani 1 drekë, ju jep 30 ditë akses 24 orë

XING

Çmendet palestra në Tiranë: Me aq lekë sa hani 1

Nëse doni të humbni disa kilogramë të tepërt, apo thjesht të bëni aktivitet fizik për të qënë në formë, historia është e njëjtë për të gjithë: Jeni regjistruar dhjetra herë në palestër vetëm për të lënë pagesën aty, pa mundur ta ndiqni dhe pa mundur as të merrni paratë mbrapsht.

Dhe kur vjen puna tek paratë, çmimet janë kudo minimumi 3000 lek në muaj për 3 ditë në jave e deri në 6000 lek në muaj për 6 ditë në javë. Sigurisht duhet të vendosësh paraprakisht ditët dhe oraret e frekuentimit, gjë që shpesh bie ndesh më ritmin e paparashikueshëm të jetës dhe është 1 nga arsyet pse gjithmonë e lëmë palestrën përgjysëm.

Çmendet palestra në Tiranë: Me aq lekë sa hani 1

Por loja ka ndryshuar! Të dobësohesh apo të tonifikohesh s'mund të jetë më e lehtë se kaq: Me vetëm 2990 lek, aq sa kushton 1 drekë normale në një restorant ekonomik, mund të kesh akses 30 ditë në muaj, 24 orë në ditë, në çfarëdo dite dhe në cdo orë të ditës apo të nates në “Fit Express”.

Çmendet palestra në Tiranë: Me aq lekë sa hani 1

Të teket të shkosh në palestër gjatë pushimit të punës, apo në mes të natës pasi ke bërë sherr me partnerin? Dera është gjithmonë e hapur dhe askush nuk do të të gjykojë!

70% e të abonuarve shohim rezultate që javën e parë dhe 100% e klientëve e vazhdojnë frekuentimin.

“Fit Express” është palestra më e re dhe më moderne e kryeqytetit. Si një degë e rrjetit të palestrave italiane me të njëjtin emër, “Fit Express” sjell ekskluzivisht në Tiranë eksperiencën më të sofistikuar të fitness-it perëndimor.

Çmendet palestra në Tiranë: Me aq lekë sa hani 1

Me vetëm 2990 lekë në muaj, ke akses pa limit në pajisjet më moderne të markës prestigjoze “Technogym”, 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës. Trajnerët e fitness-it janë më të kualifikuarit në Tiranë, ndoshta dhe ndër më seksit, por le të fokusohemi tek rikthimi në formë i trupit me anë të metodave më të sofistikuara. 

Çmendet palestra në Tiranë: Me aq lekë sa hani 1

Në një hapsirë prej 1000 metrash katrorë, gjenden shërbime nga më të ndryshmet, duke nisur nga kurset e shumëllojshme në grup si: Cross Fit, Body Balance, Fit Box, Zumba, Kangoo Jumps, Yoga, Step, Total Body, Power Pump, Gjimnastikë, Ab Blaster etj, me 1 total prej 45 kursesh në javë nga të cilat mund të zgjidhni.

Çmendet palestra në Tiranë: Me aq lekë sa hani 1

Gjithashtu në “Fit Express” do të gjeni sauna, llampa nxirëse pa limit, platforma me dridhje pa limit, qendër estetike, zona funksionale, masazhe relax pa limit si dhe pije energjike për të gjithë të abonuarit.

Çmendet palestra në Tiranë: Me aq lekë sa hani 1

Për të gjithë ju që fitness-in e keni shndërruar në një mënyrë jetese apo edhe juve që thjesht doni të dukeni në formë ideale verën e ardhshme në plazh, “Fit Express” është destinacioni i duhur.

Në ambientin super modern të palestrës ju pret një komunitet i tërë që fokus kryesor, ka të jetuarit shëndetshëm. Palestra “Fit Express” ndodhet në katin e katërt të qendrës tregtare “Ring Center”, vetëm pak minuta larg qendrës së Tiranës. 

Çmendet palestra në Tiranë: Me aq lekë sa hani 1

Mund ta ndiqni edhe në Facebook dhe Instagram për të mësuar më shumë. Gjithashtu mëposhtë gjeni dhe një klip të shkurtër video për të kuptuar më shumë mbi “FitExpress“.