XingFeed, 7 Korrik 2020, 17:07

Në kujtim të 14 personazheve të njohur që na i mori koronavirusi

XING

Në kujtim të 14 personazheve të njohur që na i mori

Që prej muajit Mars vendi ynë është “pushtuar” nga armiku i padukshëm koronavirusi i cili ka shënuar mijëra të prekur dhe mes tyre viktima. Nga Covid-19 janë prekur edhe personazhe të njohur të ekranit dhe jashtë tij, si boksierë, biznesmenë e deri tek mjekët. “Xing.al” në këtë artikull vendosi të rikujtojë disa prej figurave të shquara që na i mori koronavirusi e që do i mungojnë publikut.

Në kujtim të 14 personazheve të njohur që na i mori

Arjan Pushi – Hematologu i QSUT u nda nga jeta pak ditë më parë. Ai ishte infektuar me koronavirus dhe u intubua pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Pushi nuk vuante nga asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.

Në kujtim të 14 personazheve të njohur që na i mori

Hysni Shkjau – Një tjetër mjek që u nda nga jeta ditët e fundit për shkak të koronavirusit. Shkjau ishte shtruar në Spitalin Infektiv dhe gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi ditët e fundit, për shkak të probleme me frymëmarrjen, por edhe komplikacioneve prej sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Në kujtim të 14 personazheve të njohur që na i mori

Skënder Kurti - Ish-boksieri shqiptar ndërroi jetë në prill në Spitalin Infektiv si pasojë e koronavirusit. Pak ditë para vdekjes, 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe gjendja e tij ishte e rënduar së tepërmi.

Në kujtim të 14 personazheve të njohur që na i mori

Emir Zulbeari - Vetëm 36 vjeç, ish-futbollisti shqiptarndërroi jetë për shkak të koronavirusit. Ai ishte nga Gradeci i Gostivarit dhe vuante nga pneumonia. Zulbeari ishte baba i tre fëmijëve.

Në kujtim të 14 personazheve të njohur që na i mori

Ramiz Llapashtica - Virusi Covid- 19 i mori jetën piktorit dhe profesorit të njohur nga Kosova. Ai shquhet si një ndër piktorët e mëdhenj të artit shqiptar, i cili gjithashtu ishte lobues i madh i çështjes kombëtare. Llapashtica nuk arriti ta luftojë betejën me koronavirusin dhe u nda nga jeta në Neë York, aty ku jetonte prej vitesh.

Ilir Hashrova - Prej pandemisë koronavirusit humbi jetën në Amerikë edhe përkthyesi, intelektuali dhe inxhinieri i shquar Ilir Hashorva. Ilir Hashorva, djali i mësuesit dhe përkthyesit të njohur Ali Hashorva, ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare.

Në kujtim të 14 personazheve të njohur që na i mori

Flamur Shasha – Pak ditë më parë ndërroi jetë nga koronavirusi, më moshën 38-vjeçare, ish-karateisti dhe trajneri Flamur Shasha. Shasha ishte kampon i shumëfishte i Kosovës junior dhe seniorë dhe anëtar Përfaqësueses se Kosovës, ku ai kontribuoj shumë në avancimin të karatesë pejane dhe kosovare se bashku me shumë bashkë garues.

Në kujtim të 14 personazheve të njohur që na i mori

Ndue Marinaj – Biznesmeni nga Puka u nda nga jeta në mars të këtij viti për shkak të koronavirusit. Marinaj ndërroi jetë në moshën 48 vjeçare. Ai do të mbahet mend gjatë si një prej kontributorve më të mëdhenj të Bashkisë pukë, si biznesmen i suksesshëm dhe filantropist, ku i vinte gjithmonë në ndihmë familjeve në nevojë.

Në kujtim të 14 personazheve të njohur që na i mori

Pilar Pellicer – Aktorja meksikane të cilën e njohim prej roleve në serialet "Triumfi i dashurisë" apo "Njerka", u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare për shkak të komplikimeve me shëndetin si pasojë e koronavirusit.

Në kujtim të 14 personazheve të njohur që na i mori

Patricia Bosworth - Aktorja amerikane u ndan nga jeta në moshën 86 vjeçare, pas komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi. Bosworth ishte shumë e famshme për rolin e murgeshës në filmin klasik "The Nun’s’s Story" të vitit 1959, ku luajti krah Audrey Hepburn.

Në kujtim të 14 personazheve të njohur që na i mori

Manu Dibango - Koronavirusi i ka marrë jetën edhe muzikantit të njohur, yllit të xhaz-it Manu Dibango. Dibango ishte shtruar në një spital në Paris pasi ishte prekur nga virusi. Ai u nda nga jeta, në moshën 86 vjeçare. Dibango ka qenë frymëzim për Michael Jackson-in dhe njihet për hitin e tij në 1972 “Soul Makossa”.

Në kujtim të 14 personazheve të njohur që na i mori

John Prine -Koronavirusi i morijetën një prej këngëtarëve më të njohur të muzikës country folk në Amerikë. Kantautori John Prine ka vdekur në moshën 73 vjeçare për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Prine i cili u vlerësua me çmim Grammy këtë vit, ishte në gjendje kritike pasi u infektua me Covid-19 dhe prej 13 ditësh ishte i intubuar.

Në kujtim të 14 personazheve të njohur që na i mori

Tim Brooke -Koronavirusi i i mori jetën një prej aktorëve më të njohur e më të vlerësuar të kinematografisë britanike, Tim Brooke. Aktori dhe komediani i njohur Tim Brooke ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare.

Në kujtim të 14 personazheve të njohur që na i mori

Reperi Ty – Pak kohë më parë Covid-19 i mori jetën edhe reperit 47-vjeçar Ty. Ai ishte infektuar nga virusi disa kohë më parë, por nuk ia doli ta fitojë betejën.

Në kujtim të 14 personazheve të njohur që na i mori

Nick Cordero - Aktori i njohur i Broadway Nick Cordero, i cili qëndroi rreth një muaj në kujdes intesiv, ndërroi jetë nga koronavirusi pak ditë më parë. Lajmin e ka dhënë vetë gruaja e tij, Amanda Kloots përmes një postimi në Instagram. Ajo ka treguar se burri i saj ka luftuar me Covid-19 për 95 ditë, ku gjatë kësaj periudhe kishte pësuar mini-sulme dhe këmbën e djathtë e kishte amputuar për shkak të mpiksjes së gjakut.