Horoskop, 20 Janar 2022, 14:27

Lekë, dashuri, udhëtime, Meri paska lajme të mira për këto shenja horoskopi

XING

Lekë, dashuri, udhëtime, Meri paska lajme të mira për

Nga sot ndodh nje ndryshim i rendesishem ne lidhje me deshirat dhe mundesite tona. Dielli futet ne Ujor. Dielli ne Ujor eshte ne shenjen e dobet te tij pasi i jep vemendje punes ne grup dhe aspak indentifikimit te larte personal. Rreth nesh do ndjejme nje ajer lirie dhe ndryshimesh pavaresisht se Merkuri vazhdon i kundert dhe Aferdita eshte e kundert. Eshte momenti i larjes se llogarive me te kaluaraen apo me persona qe i idealizuam dhe na humben shume kohe. Zhgenjimet dhe Utopia qe perjetuam do sqarohet me kete nderhyrje te Diellit ne Ujor qe na ndricon rrugen.

Dashi
Fillon nje periudhe ku do ndjeni nevojen e daljeve, shoqerive dhe ndryshimeve ne jeten tuaj duke u shkeputur nga fiksimet qe ju kishin burgosur ne jeten personale.

Demi
Disa situata behen me te medha se mundesite tuaja per t'i kontrolluar, prandaj priten ndryshime ne jeten tuaj personale por edhe ne lidhje me karrieren.

Binjaket
Turma do futet ne jeten tuaj dhe deri diku do humbni gjurmet e nje pune sekrete apo nje marrdhenie te kushtezuar me dike qe ju lidh puna. Nderkohe ju presin udhetime jashte vendit.

Gaforrja
Tashme dilni nga veza juaj dhe shikoni cfare keni arritur dhe si mund te perballeni edhe me vezet e te tjereve dhe sa te mundeshme e keni te jeni te rendesishem ne bashkepunime apo ne jeten personale.

Luani
Dielli perball jush ju tregon se rruga per tek vetja do kaloj nga te tjeret ose ne nje kryqezim duhet te zgjidhni ate rruge qe ju duket me pak personale dhe e njohur.

Virgjeresha
Puna dhe shendeti merr me shume vemendje kete periudhe dhe nje pozicion drejtues qe duhet te arrini ju ka mbushur mendjen se tashme vendi i punes eshte vendi i ngjarjeve te medha per ju.

Peshorja
Hapet nje periudhe si nje skene e madhe teatri ku ju do lozni rolin kryesor ne dashuri por edhe ne tradhti apo indiferentizem. Cdo gje ne funksion te se pergjithshmes ne dashuri duket si nje personazh fluturues.

Akrepi
Dielli ne ujor qe ju kujton nje person mashkull qe do deshironit ne jeten tuaj apo ne shtepine tuaj si drejtues dhe mbrojtes do bej qe sot ta shikoni kete tek vetja juaj. Jashte jush ai njeri mund te gjendet vetem ne libra.

Shigjetari
Do donit te ishit ne qender te vemendjes per fjalet dhe idete tuaja perparimtare kete periudhe. Ju kap nje ajer ndryshimesh dhe deshire per te bere gjera te reja.

Bricjapi
Pak a shume kjo periudhe do ju ndikoj ne ceshjet ekonomike duke qene se aty do donit te beheshit protagonist qofte edhe per te treguar se nese nuk vjen dashuria, vjen leku.

Ujori
Dielli sot ne shenjen tuaj ju ndricon sado pak ne gjerat qe kane mbetur pezulll ne lidhje me ndryshimet dhe deshirat tuaja. Nje ceshtje qe vazhdon t'ju zvarrise do marri nje pergjigje.

Peshqit
Per ju fillon nje periudhe ndryshimesh ne psikologjine tuaj qe do rrezatoj ne disa vendime ne lidhje me punen dhe nje ceshtje sekrete te cilen do donit ta nxirrnit nga vetja juaj pasi po ju lodh.