Ardit Gjebrea i rikthehet muzikës, s'do ta besoni me kë vjen në bashkëpunim

Xing

E Enjte 23 Nëntor 2017, 20:08 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Ardit Gjebrea përveçse një moderator shumë i dashur për publikun, ka lënë në muzikën shqiptare edhe disa këngë hite. I pyetur gjithmonë nëpër intervista se kur do ti rikthehej muzikës, ai thoshte se nuk e kishte në plan diçka të tillë.

Ardit Gjebrea

Por momenti i shumëpritur nga publiku erdhi dhe Arditi lajmëroi më në fund se kënga e re po vjen. Ky projekt do të prezantohet si një suprizë për festivalin “Kënga Magjike”. Por nuk mbaron me kaq sepse moderatori nuk do të këndojë vetëm. Ai do të vijë në një duet me vajzën e tij Anën, me të cilën ka një marrëdhënie tepër të veçantë. Ata të dy së bashku kanë kënduar shpesh nëpër festa por kurrë në skenë dhe prandaj pritet që ky duet të jetë një ngjarje e madhe. Lajmin e ka bërë të ditur vet Arditi duke postuar një foto në Instagram me mbishkrimin:

“Në studion e Darko Dimitrov...sepse këtë herë i rikthehem dashurisë - këngës  me një duet. E me kë tjetër? Me Anna Gjebrea.”

Postimi i Arditit
Arditi dhe Anna
Arditi dhe Anna
Ardit Gjebrea
Ardit Gjebrea
MOTI NE TIRANE
Poll