Ju ka bërë të qani me baladën e saj, këngëtarja e famshme rikthehet në Kënga Magjike pas 6 viteve

Xing

E Shtunë 18 Nëntor 2017, 10:10 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Në profesionin e saj ajo është aktore por ka treguar se di të ketë dhe shumë sukses me këngën. Edhe pse për një kohë të gjatë i është përkushtuar teatrit dhe shfaqjeve të saj,  duket se kësaj here do të rikthehet atje ku, për herë të parë fitoi dashurinë e shumë fansave si këngëtare.

Laura Nezha

Laura Nezha u shfaq për herë të parë në “Kënga Magjike” në vitin 2011 me këngën “Jo se di”,një baladë që fitoi shpejt zemrat e publikut.

Laura Nezha

E pikërisht në atë skenë, pas 6 viteve mungesë Laura ka paralajmëruar rikthimin e saj nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Pas shume vitesh, rikthehem me emocione në skenën ku prezantova kengën time te parë, në Kënga Magjike. “Je dashuri” të dielën.”− shkruan ajo.

Postimi i Laurës
Laura Nezha
Laura Nezha
Laura Nezha
Këshilla për Marketingun