Ekskluzive/ Enxhi Cuku ka një surprizë për të gjithë ne

Xing

E Martë 2 Maj 2017, 15:03 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Enxhi Cuku është vajza simpatike që tërhoqi fillimisht vëmëndjen në filmin e Ermal Mamaqit, ‘Femrat’, asokohe në gjimnaz. E zgjedhur në audicionet e realizuar në shkollën e saj, Enxhi arriti të fitonte, por gjithashtu të qëndronte në fushën e kinematografisë edhe pas këtij projekti i cili rezultoi një sukses i vërtetë.

Por ku do ta shohim tanimë vajzën simpatike dhe të talentuar që ka fituar zemrën e të shumtëve?

Ekskluzivisht për ‘Xing.al’, Enxhi Cuku tregon:  

"Përpos 3 projekteve që priten të dalin premierë këtë vit, ‘Bunker’, ‘Bloodlands’ dhe ‘Jeta midis ujërave’, do të jem pjesë e filmit episodik Kangur. Jam e lumtur që unë isha zgjedhja e regjisorit pas audicionit dhe do më jepet mundësia të luaj në një zhanër tjetër. Momentalisht është zbuluar vetëm përzgjedhja e aktorëve ndërkohë për më shumë rreth skenarit, rolit, xhirimeve do zbulohet në ditët në vazhdim."

“Audicioni u zhvillua javën e kaluar dhe lista e aktorëve që do të luajnë është bërë e ditur. ‘Kangur’ flet rreth temave aktuale që na përfshijnë në familje dhe në shoqëri. Regjizori Luan Kryeziu me origjinë nga Kosova ka vendosur ta zhvillojë të gjithë audicionin në Shqipëri. Javën e ardhshme pritet të fillojnë xhirimet. Në këtë film do të luajnë dhe emra të tjerë të njohur, aktore si  Klodian Hoxha, Florian Agalliu, Bes Bitraku, Klea Huta, Ermela Ruri etj.” shton ajo.

Këshilla për Marketingun