16 Korrik 2018, 23:56

Ronaldo went to Juventus, Georgina has two words for him

Ronaldo shkoi tek Juventus, Georgina i ka dy fjalë për të

XING

Ronaldo shkoi tek Juventus, Georgina i ka dy fjalë për të

Transferimi i Cristiano Ronaldos tek Juventus është një nga temat më të diskutuara së fundmi nga sportdashësit. Ronaldo ka firmosur një kontratë 4-vjeçare dhe paga e tij vjetore do të prekë shifrën e 30 milionë eurove. Në konferencën e mbajtur ditën e sotme Ronaldo u shpreh se zgjodhi Juventusin pasi është një ndër klubet më të mëdha në botë.

Ronaldo shkoi tek Juventus, Georgina i ka dy fjalë për të

"Historia ime në Real ka qenë e shkëlqyer, falënderoj tifozët, por tani dua t’ia kushtoj vetveten kësaj faze të re të jetës sime. Mezi po pres të luaj. Unë jam shumë i motivuar dhe dua t’u tregoj italianëve se jam një lojtar i niveleve të larta. Dua të lë një shenjë në historinë e Juventusit. Jam shumë i lumtur për këtë sfidë", u shpreh ndër të tjera Ronaldo.

Ronaldo shkoi tek Juventus, Georgina i ka dy fjalë për të

Pas prezantimit zyrtar të Ronaldos tek Juventusi ditëne  sotme ka reaguar edhe partnerja e tij Georgina Rodriguez. Modelja ka postuar një foto ku shfaqet me Ronaldon dhe të birin e shkruan "Burrat e jetës sime. Urime dashuria ime". 

Ronaldo shkoi tek Juventus, Georgina i ka dy fjalë për të

Ronaldo shkoi tek Juventus, Georgina i ka dy fjalë për të

Ronaldo shkoi tek Juventus, Georgina i ka dy fjalë për të