Agnesa Vuthaj tregon prapaskenat e Miss Albania: Ja si më vodhën kurorën

Xing

E Shtunë 26 Maj 2018, 22:10 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Agnesa Vuthaj është një nga femrat më të bukura në vendin tonë. Ajo në 2004 është shpallur edhe Miss Albania dhe që prej asaj kohe ka qenë e pranishme në jetën publike dhe është kthyer në një personazh të  dashur për publikun.

Ditën e sotme ajo ka qenë  e pranishme në emisionin 'Prive' ku dhe ka rrëfyer për herë të parë një incident që ka ndodhur gjatë kohës kur ajo u kurorëzua si Miss. Sipas Agnesës kurorën e saj dikush e vodhi në prapaskenë.

“Në 2004 mora pjesë në Miss Albania ku u kurorzova. Prisja një kurorë të madhe por ishte shumë e vogël, u çudita pse por kuptova se kurora që do m jepnin mua ishte zhdukur në prapaskenë, Miss-i Denisa Kola hoqi kurorën nga koka e saj që e kishte vendosur për tu zbukuruar  dhe ma vendosi mua që mos ta linin Missin pa kurorë.”- ka treguar Agnesa duke qeshur.

Këshilla për Marketingun