23 Maj 2018, 22:17

It can not grow: The touching story of the 28-year-old Albanian who looks like 13

S'mund të rritet: Historia prekëse e 28-vjeçarit shqiptar që duket si 13

XING

S'mund të rritet: Historia prekëse e 28-vjeçarit shqiptar

28 vjeçari Xhanin Feka i ka prekur të gjithë me historinë e tij të veçantë. Ai vuan nga sëmundja e talasemisë dhe mungesa e gjakut e ka penguar të zhvillohet si të gjithë moshatarët e tij.

S'mund të rritet: Historia prekëse e 28-vjeçarit shqiptar

Edhe pse 28-vjeç, Xhanini duket si një fëmijë i moshësh 13-vjeç. 

“Në moshën 3-vjeçare prindërit e mi e kuptuan që unë kisha sëmundjen e talasemisë. Kam 25 vite që vuaj nga kjo sëmundje, i gjithë problemi është mungesa e gjakut gjë e cila ka ndikuar negativisht tek ne. Prandaj duhet një apel për të gjithë njerëzit në Shqipëri që të dhurojnë sa më shumë gjak”, thotë ai.

S'mund të rritet: Historia prekëse e 28-vjeçarit shqiptar

Xhanini tregon se ky problem nuk e ka penguar të jetë optimist për jetën, pasi ai ka kryer studimet e larta për agro-biznes. Mirëpo, meqë ende nuk është diplomuar, ai punon si operator kompjuterik, pasi kempi i invalidit prej 103 mijë lekësh të vjetra nuk i mbulon shpenzimet e tij.

S'mund të rritet: Historia prekëse e 28-vjeçarit shqiptar

28-vjeçarit i duhet të marrë gjak çdo 21 ditë dhe për këtë arsye ai nuk e sheh të ardhmen e tij në Shqipëri.
“Planet e mia në vazhdimësi janë në vendet e BE-së, sepse vetë sëmundja jonë jashtë shtetit ka më përkujdesje”- shprehet ai.

S'mund të rritet: Historia prekëse e 28-vjeçarit shqiptar

S'mund të rritet: Historia prekëse e 28-vjeçarit shqiptar

S'mund të rritet: Historia prekëse e 28-vjeçarit shqiptar