Rrëfehet reperi shqiptar: Ja pse bëra skandal në Eurovizion

Xing

E Mërkurë 16 Maj 2018, 16:04 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Mbrëmjen  finale të Eurovizion gjatë performancës së këngës së Britanisë së Madhe ndodhi një incident i papritur, pasi dikush hyri me forcë në skenë dhe i mori mikrofonin këngëtares Surie.

Ai pasi mori mikrofonin bërtiti me të madhe:”Nazistët e medias në Mbretërinë e Bashkuar, kërkojmë liri”. Kjo ngjarje ka ngjallur shumë diskutime dhe më vonë u mësua se personi në fjalë është me origjinë shqiptare dhe prej kohësh jeton në Angli, ku dhe është reper.

Siç është mësuar pasi Konsandin Bouki  është arrestuar, ai është marrë në pyetje dhe më pas është liruar me kusht.

Ai së fundmi ka dhënë një intervistë për Top Channel, ku dhe ka zbuluar arsyet e veprimit të tij. Konstandini ka treguar se gjesti i tij ka ardhur në një formë revolte kundër korrupsionit dhe shtypjes së njerëzve nga pushteti.

Ndër të tjera Konstandini ka zbuluar se ka emigruar prej kohësh në Londër, ku dhe e quan veten reper, filozof dhe dashuron markisistët dhe Che Guevaran.

Burimi:Top Channel.

Këshilla për Marketingun