'Në ça bodrumi i keni studiot?', shpërthen reperi shqiptar, s'lë gjë pa i thënë kolegëve

Xing

E Mërkurë 16 Maj 2018, 16:04 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Bashkëpunimet e tij "A t'merr malli", "Shi bie në Tiranë" etj, janë kthyer në hite të momentit dhe këngëtari Genc Prelvukaj po korr mjaft sukses në muzikë.

Së fundmi, reperi lançoi këngën e re, 'Andërr', në bashkëpunim me Lyrical Son. Kjo këngë u prit mjaft mirë nga publiku, megjithatë kishte nga ata persona që i kanë shkruar personalisht Gencit, duke e kritikuar për këngën e re.

Siç e shohim në foton e ruajtur nga 'InTV', reperit i kanë shkruar disa kolegë në muzikë, të cilët e akuzonin se kishte përdorur Autotune dhe se muzika në këngë ishte më e lartë se vokali i këngëtarëve.

Mesa duket këto mesazhe nuk i kanë pëlqyer aspak Gencit, i cili ka shpërthyer në ironi me një shkrim në Instastoryn e tij. Ai i akuzon kolegët në muzikë se ata janë xhelozë për sukeset e tij.

"Në çfarë bodrumi i keni studiot, se pas 15 viteve punë në studiot tona, po e ndërroj e po vij. Të vjetrit kanë thënë që shkencëtarët si ju i duhen kombit, e duhet i madh e i vogël me ju marrë shumë seriozisht. E kam ditur gjithmonë që edhe pse skeni më shumë vjet, keni potencial gjenial"- shkruan Genci me ironi.

"Ju s'jeni për këtu, jeni për punë e shtete të mëdhaja, shokë. Veprat tuaja kishin me u ligjëru në akademitë më të mëdhaja në botën e muzikës, veç që s'keni kohë me i kriju ato. Kritikat tuaja kanë substancë, kanë vlerë, kanë filozofi brenda. Ju jeni të pazëvendësueshëm. Veç një problem e kam unë, që s'jua mbajta mend emrat. Do t'ja zërë frymën xhelozia disa njerëzve."- e mbyll reperi shkrimin e tij.

Këshilla për Marketingun