Fituesja e Eurovizion shokon me deklaratën që bën për shqiptarët

Xing

E Martë 15 Maj 2018, 19:07 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Finalja e madhe e Eurovizion është diskutuar gjatë në shumë media në vendin tonë, por edhe në vendet e tjera të Europës. Fituesja Netta Barzilai  mori vendin e parë në  këtë  edicioni, mirëpo triumfi i saj nuk u prit dhe aq mirë nga ana e fansave.

Shumë prej tyre kanë shpërthyer në të shara , duke u shprehur se ajo nuk e meritonte dhe madje disa të tjerë e kanë  krahasuar atë me një pulë. Megjithatë siç duket pakënaqësitë e tyre nuk kanë mbetur vetëm në kuadrin e komenteve në Facebook.

Këngëtarja me origjinë nga Izraeli ka shokuar së fundmi me deklaratën e saj, ku ka pranuar publikisht se ka marr mesazhe kërcënuese për jetën nga vende të ndryshme të Ballkanit, ku mes tyre është edhe Shqipëria.

“Kam dëgjuar shumë gjëra të bukur për Ballkanin, vendet dhe njerëzit, por unë vetë nuk kam një përvojë jo të bukur. Unë nuk jam një politikane, por përfaqësoj vendin tim dhe kjo është arsyeja pse jam në shënjestër të kërcënimeve. Nga Bosnja, Shqipëria, por edhe nga Serbia kam marrë shumë mesazhe kërcënuese për ngjarjet në Izrael. Unë jam përpjekur t’i injorojë ato. Unë do të jem ambasadore e muzikës në vendin tim, vendi që unë dua më së shumti në botë dhe kjo e përmbush lumturinë time”, tha Netta duke ndarë përshtypjet pas fitores.

 

Këshilla për Marketingun