Flet e ëma e 13-vjeçares që morën me dhunë: E gjeta të lidhur, ma njollosën vajzën

Xing

E Martë 15 Maj 2018, 14:02 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Ditën e sotme tre djem kanë marrë me forcë një vajzë 13-vjeçare dhe kanë tentuar ta përdhunojnë në një shtëpi të pabanuar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vlosh, Roskovec. Ka qenë i ati i vajzës që ka dëgjuar vajzën të bërtasë dhe me vrap ka shkuar ta ndihmojë. 

Mamaja e vajzës ka rrëfyer për "Ballkan web" se vajzën e ka gjetur të lidhur me litar dhe se i ka parë autorët.

"Ata që më bënë me njollë çupën të varen. Vajza do ikte të shikonte televizor tek xhaxhai. Vajzën e kanë kapur, e kanë marrë zvarrë. I pashë që dolën nga dritarja autorët. Matanë rrugës është kjo shtëpia e pa përfunduar ende dhe shkuam të dy. Vajzën e gjeta të lidhur me litar", është shprehur e ëma 13-vjeçares.

Redion Tereziu, 22 vjeç; Jorges Dosti, 24 vjeç; Marjus Çalameni, 24 vjeç, janë vënë në pranga nga policia.

Këshilla për Marketingun