U tall para të gjithëve, Xhensila merr vendimin e papritur për Besin

Xing

E Enjte 10 Maj 2018, 19:07 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku ndodheshin dje në mbrëmjen që u mbajt për promovimin e librit të Timo Fllokos, aty ku këngëtarja edhe këndoi në një duet me Pirro Çakon.

Por para se të mbërrinin atje, Xhensila postoi dy foto ku shfaqej me fustanin jeshil dhe barkun e rrumbullakosur.

"Hajde zbrit poshtë se kam 1 orë që po të pres, leji fotot", i komentoi Besi, koment i cili ka pushtuar portalet.

Xhensila sot ka marrë vendimin e papritur dhe e ka fshirë fare këtë foto të cilën shihni më poshtë duke fshirë kështu edhe komentin e Besit.

Kujtojmë që çifti janë në pritje të një vajze e cila do të vijë në jetë pas disa javësh.

Këshilla për Marketingun