Një muaj para martesës, ndahet nga e fejuara John Cena

Xing

E Hënë 16 Prill 2018, 16:04 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Me anë të një postimi në "Twitter", Nikki Bella ka dhënë lajmin e hidhur se ajo dhe John Cena janë ndarë. Aktori i njohur i Wrestling me rolet e tij në ring ka fituar miliona fansa dhe gjatë asaj kohe takoi Nikkin.

Në prill të vitit të kaluar ai i propozoi Nikkit në ring dhe këtë maj ata kishin planifikuar të martoheshin.

Por siç duket gjërat nuk kanë shkuar mirë dhe sot kanë shpallur ndarjen pas 6 vitesh bashkë.

"Ky vendim ishte i vështirë, por ne vazhdojmë të kemi dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin. Kërkojmë të respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj periudhe", shkruhet në njoftimin e Nikkit./Xing.al

Këshilla për Marketingun