Uau, Samir Mane i dhuron 2 milion lekë publikut të 'Xing me Ermalin'

Xing

E Shtunë 14 Prill 2018, 22:10 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Biznesmeni i njohur, Samir Mane ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në "Xing me Ermalin" në një intervistë nga ato që rrallë e shihni, njeriun më të pasur në Shqipëri.

Në fund Mane dhe publiku i "Xing me Ermalin" u bënë pjesë e një loje ku biznesmeni duhet të gjente çmimet e disa produkteve.

Sa herë Samir Mane nuk e gjente çmimin e saktë të produktit, duhet t'i jepte 5 mijë lekë secilit person nga publiku.

Në publik ishin 100 veta, pra biznesmeni duhet të jepte 500 mijë lekë për çdo përgjigje që nuk e gjente.

Samir Mane nuk arriti t'i gjente disa prej çmimeve të produkteve dhe kështu u bënë 2 milion lekë të dhuruara për publikun.

Këshilla për Marketingun