'Mos bëj ironi me mua', plas sherri në Dancing with the stars

Xing

E Premte 13 Prill 2018, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Fundi i natës së sotme të "Dancing with the stars" ka qenë shumë i tensionuar mes konkurrentëve dhe jurisë. Pas debatit të Jul Dedës me balerinin Eltion dhe Rovena Stefën, situata u tensionua edhe më shumë pas kërcimit të Xhanit.

Jul Deda e kritikoi Xhanin që kërceu duke përtypur çëmçakëzin, por ky i fundit ja ktheu me ironi.

"Mos bëj ironi me mua", i tha Juli i nxehur dhe mes tyre nisi debati ndërkohë që balerina Ledia ndërhyri duke i thënë mos ta bënin kaq të madhe.

Xhani këmbënguli se nuk bëri ironi, por Juli i tha konkurrentit të mos e vazhdonin më këtë muhabet duke u shprehur i bindur se kishte bërë iron.

Këshilla për Marketingun