U ekzekutua për hakmarrje, babai i Marios bën veprimin që nuk pritej

Xing

E Mërkurë 11 Prill 2018, 11:11 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Ekzekutimi i Mario Majollarit, mbrëmjen e djeshme në zonën e Kinostudios u bë për hakmarrje pasi në vitin 2000, babai i tij Avni Majollari kishte vrarë dy persona në Tiranë.

Sipas policisë, Mario është qëlluar nga Kastriot Gjuzi, vëllai i Ilir Gjuzit, një nga viktimat e Avni Majollarit.

Ky i fundit ka vendosur mos të shkojë sot në varrimin e të birit dhe deri më tani nuk ka pasur një kërkesë nga ana e tij.

Arsyeja thuhet të jetë konflikti me ish-gruan dhe familjen e saj. Kujtojmë që Avni Majollari ka vrarë jo vetëm Ilir Gjuzin por edhe Armando Nelajn, ish-kunatin e tij.

Këshilla për Marketingun