Arti në zi: Sëmundja e rëndë i merr jetën artistit të famshëm shqiptar

Xing

E Martë 13 Mars 2018, 18:06 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Ka ndërruar jetë udhëheqësi i shkollës së kërcimit "Shota", koreografi dhe piktori Agron Bajrami. Artisti 50-vjeçar u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në Zyrih të Zvicrës pas një sëmundjeje të rëndë.

Shoqata "Shota" që ai udhëhiqte ka qenë ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare të shprehur përmes valles.

Agron Bajrami e udhëhoqi shoqatën "Shota" të themeluar në Zvicër në vitin 1993 prej më shumë se 25 vitesh dhe ka organizuar qindra prezantime në shumë vende të Europës.

"Babai im, heroi im, legjenda", ka shkruar djali i tij Flamur në një postim në Facebook për humbjen e artistit të madh.

Këshilla për Marketingun