Sheila Haxhiraj i vë flakën rrjetit, nga koka tek këmbët lakuriq?

Xing

E Martë 13 Mars 2018, 15:03 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Këngëtarja, aktorja dhe fituesja e "X Factor Albania", Sheila Haxhiraj tërheq shpesh vëmendjen me fotot që poston në rrjete sociale në të cilat shfaqet tejet provokuese dhe seksi.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi ku Sheila ka realizuar një set të ri fotografik me të cilin e ka djegur rrjetin.

Këngëtarja i ka fshirë të gjitha fotot e saj nga Instagrami dhe më pas ka postuar disa foto që kanë lënë përshtypjen se ajo është nudo.

Ndërsa në fotot e tjera shihet se Sheila mban të brendshme teksa gjoksin e ka mbuluar me dizajnin e tylit që ka veshur.

Këngëtarja nuk ka bërë ende të ditur nëse po përgatitet për ndonjë këngë të re dhe nëse këto foto po i paraprijnë projektit.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Sheila është "T'iki T'iki" e publikuar pak muaj më parë.

Këshilla për Marketingun