I shanë Lorin: S’do ta besoni si përgjigjet Vis Bajraktari

Xing

E Martë 13 Mars 2018, 13:01 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Ndonëse preferojnë të mos e ekspozojnë shpesh marrëdhënien e tyre në rrjetet sociale, ajo e Lori Hoxhës dhe Vis Bajraktarit është ndër lidhjet më jetëgjata, duke qenë se dyshja është bashkë që në moshë fare të vogël.

Por kohët e fundit, në rrjetet sociale është përfolur se çifti mund të jetë ndarë, për shkak të disa postimeve të dyshimta.

Megjithatë, një gjë të tillë Vis Bajraktari e ka përgënjeshtruar më së miri nëpërmjet një komenti në Instagram, pasi dikush i shau atij të dashurën.

“Je gjithë ky çun, nuk e di si e ke lidhur jetën me Lorin, ajo nuk bën!”-i ka shkruar dikush Visit dhe ky i fundit nuk ia ka kursyer përgjgijen.

“Ajo është perëndeshë!”-i ka shkruar ai komentuesit, shoqëruar me një emoji që nënkupton se duhej ta qepte gojën!

Burimi: Opinion

Këshilla për Marketingun