Tragjike: Vdes vajza 4-vjeçare e aktores së njohur, e përplas makina

Xing

E Mërkurë 7 Mars 2018, 15:03 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Aktorja e njohur e serialit "The americans", Ruthie Ann Miles ka humbur vajzën e saj 4-vjeçe Abigail. 34-vjeçarja ishte me vajzën, mikeshën e saj dhe djalin e mikeshës teksa po kalonin rrugën në Brooklyn.

Mikesha e Ruthie me djalin

Një makinë me shpejtësi e kaloi semaforin me të kuqe dhe përplasi aktoren, mikeshën e saj dhe fëmijët e tyre. 

Vajza e aktores, Abigail dhe djali 1 vjeç i mikeshës së saj mbetën të vdekur nga aksidenti fatal.

Ruthie u dërgua menjëherë në spital dhe siç raportojnë mediat e huaja ajo është shtatzënë, mirëpo foshnja është mirë.

Ruthie me bashkeshortin dhe vajzen

Aktorja është e martuar me Jonathan Blumenstein. Ajo ka fituar çmimin "Tony Award" për rolin e saj në "The King And I".

Këshilla për Marketingun